Feronikeli ’74 edhe zyrtarisht është tërhequr nga garat gjatë ditës së sotme duke iu thënë mjaft padrejtësive që iu bën sipas tyre.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ata kanë njoftuar largimin dhe kanë kërkuar nga prokuroria që të hetojnë gjyqtarët në elitë.
Por se si vazhdohet tutje, nëse një klub largohet apo përjashtohet nga garat e përcakton Rregullorja e Grave e FFK-së.
“Nëse një klub përjashtohet për ndonjë arsye apo tërhiqet nga gara për Kampionatin e Kosovës të Albi Mall Superliga do të veprohet si më poshtë: Nëse përjashtimi ose tërheqja ndodh kur ekipi ka kryer më pak se 50 % të ndeshjeve të planifikuara, do të shpallen të pavlefshme të gjitha pikët që ekipet e tjera kanë marr në takimet direkte me të”, shkruhet në Rregulloren e Garave.
Pra, largimi i Feronikelit ’74 do ndryshonte komplet renditjen e Superligës, ku Ballkani do të humbiste vendin e parë, ndërsa Ferizaj goditet më së shumti nga ky ndryshim.
Me këtë rast, pasi ka kaluar vetëm 30% e sezonit, ekipeve do iu numërohen si të pavlefshme pikët e fituara ndaj Feronikelit ‘74.
Kjo është rendtija tabelare e Superligës së Kosovës, pas tërheqjes nga Nikli.
1/ Malisheva 18 pikë (-1 pikë)
2/ Drita 17 pikë (-1 pikë)
3/ Ballkani 16 pikë (-3 pikë)
4/ Suhareka 14 pikë (-3 pikë)
5/ Prishtina 13 pikë (-3 pikë)
6/ Llapi 11 pikë (-4 pikë)
7/ Gjilani 10 pikë (-3 pikë)
8/ Dukagjini 8 pikë (-3 pikë)
9/ Ferizaj 8 pikë (-6 pikë)
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...