Hamza në Fushë Kosovë: Ne mund ta ndërtojmë një Kosovë më të mirë e të barabartë

16:42 | 31 Tetor 2024
E.H

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se në çdo komunë është i madh numri i qytetarëve që po iu bashkohen.

Sipas tij, i tillë ishte numri i qytetarëve edhe në Fushë Kosovë.

“Për secilin prej nesh është emocionues rrugëtimi i ri që kemi nisur, i cili do ta përcaktojë drejtimin e ri të shtetit tonë. Ne mund ta ndërtojmë një Kosovë më të mirë, të barabartë, të sigurt, të drejtë dhe me perspektivë për secilin qytetar”, ka shkruar Hamza në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme