Barcelona edhe zyrtarisht ka njoftuar zyrtarizimin e kontratës së re me Fermin Lopez.
Spanjolli do të jetë pjesë e katalanasve deri në vitin 2029, shkruan Arbresh.info.
Klubi blaugran i ka vendosur Lopezit një klauzolë largimi prej 500 milionë eurove.
Këtë sezon ai ka luajtur vetëm 187 minuta këtë sezon në gjashtë ndeshje për shkak të lëndimit, atij iu dha fanella e titullarit në El Clasico dhe kundër Bayern Munich.
Sezonin e kaluar ai bëri 41 paraqitje dhe ishte golashënuesi i dytë më i mirë i Barcelonës në La Liga me 11 gola, duke shijuar një sezon të shkëlqyer.
Fermin ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Euro 2024 dhe realizoi gjashtë gola në gjashtë ndeshje në Lojërat Olimpike “Paris 2024”./Arbresh.info
Here’s to many more years as a Blaugrana, Fermín 💙❤️ pic.twitter.com/5NWzTlcOJI
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 31, 2024
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...