Gazetarit Vehbi Kajtazi, ka bërë të ditur se sot i është vendosur një gjurmues GPS në veturën e tij.
Një video nga afër e pajisjes tregon se bëhet fjalë për një GPS që shërben për gjurmimin e veturave apo automjeteve të tjera.
Lidhur me rastin, policia ka ndërmarrë menjëherë veprime.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
“Është intervistuar gazetari në fjalë dhe këto informacione (edhe një pajisje/dëshmi që sipas informatave fillestare dyshohet të jetë GPS), janë duke u trajtuar në bashkëpunim me prokurorinë për të sqaruar rrethanat dhe dyshimet e tjera, përfshirë këtu edhe angazhimin e profesionistëve të Policisë së Kosovës që merren me trajtimin e mjeteve apo pajisjeve të dyshimta. Për mbarëvajtjen dhe rezultatet e hetimeve që po realizohen në bashkëpunim me prokurorinë, do te njoftoheni me kohe”, tha Hoxha.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...