Në kuadër të konferencës “Business Agility Day” në të cilën po merr pjesë kryeministri i vendit, Albin Kurti, ai takoi Shefin e Operacioneve të kompanisë “de Sede AG” nga Zvicra, Arben Mehmetin.
Sipas njoftimit për media, “de Sede” është partner i kompanisë “Swiss Seams Leather” në Kosovë. Ka të punësuar rreth 100 punëtorë dhe eksporton mobilie të cilësisë së lartë në rreth 70 vende të botës, përcjell Arbresh.info.
Së bashku diskutuan për përvojat dhe sfidat e të bërit biznes në të kaluarën dhe mundësitë e reja që ofron Kosova. U theksuan rëndësia e shërbimeve online nga institucionet publike si ATK, Dogana e ARBK për bizneset që duan të operojnë në Kosovë.
Mehmeti e njoftoi kryeministrin për synimet për zgjerim dhe planet e kompanisë “de Sede” për vazhdimin e zhvendosjes së proceseve të prodhimit në Kosovë.
Kurti e falënderoi Mehmetin për angazhimin e tij në përfshirjen e Kosovës në hartën e investimeve të kompanisë “de Sede”, duke e ftuar atë që të vijojë sa më shpejt me zgjerimin e biznesit e sa më shumë në drejtim të Kosovës./Arbresh.info
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën
Planet e Vullnetit për të marrë Xhenetën në grupin e tij
Arrestohet një person lidhur me plagosjen e dy personave në ...
Votohet buxheti i vitit 2025