Në Konferencën e Ministrave mbi Dimensionin Humanitar të Formulës së Paqes në Ukrainë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, shprehu angazhimin për të qëndruar të bashkuar, për të trajtuar koston njerëzore të agresionit rus.
Ministri Hasani theksoi se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Ukrainën në ndihmë urgjente, mbrojtjen civile, mbështetjen për personat e zhvendosur dhe rindërtimin e infrastrukturës kritike, teksa nënvizoi vullnetin e Shqipërisë dhe aleatëve për mbizotërimin e paqes, stabilitetit dhe drejtësisë për Ukrainën.
Aktiviteti i bashkë-organizuar nga Kanadaja, Norvegjia dhe Ukraina, kishte për qëllim trajtimin e krizës humanitare që ka shkaktuar agresioni ushtarak rus në Ukrainë dhe diskutimin mbi ndihmat dhe mbështetjen ndërkombëtare për zbutjen e pasojave të luftës.
Ky aktivitet është pjesë e Formulës së Paqes të Ukrainës, një iniciativë e udhëhequr nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, që ka për synim arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë për Ukrainën./abcnews.al
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos