Në buxhetin e ardhshëm, është parashikuar rritja e pagave për punëtorët e sektorit publik, duke e çuar pagën mesatare në 870 euro bruto. Po ashtu, janë parashikuar 100 milionë euro për rritjen e pensioneve prej 20%, me ekzekutimin e tyre duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, si dhe 60 milionë euro për skemat e shtesave për fëmijë.
Kështu ka njoftuar Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ku ka thënë se përveç këtyre, janë ndarë dhe 105 milionë euro për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për sigurimin e barnave esenciale dhe materiale tjera të nevojshme shëndetësore, si dhe 87 milionë euro tjera i kemi planifikuar për nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes, që do të shkojnë në municion, pajisje e furnizime të nevojshme ashtu që policia dhe ushtria jonë t’i kryejnë detyrat me efikasitet të plotë.
“Për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për sigurimin e barnave esenciale dhe materiale tjera të nevojshme shëndetësore, kemi ndarë 105 milionë euro.
87 milionë euro tjera i kemi planifikuar për nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes, që do të shkojnë në municion, pajisje e furnizime të nevojshme ashtu që policia dhe ushtria jonë t’i kryejnë detyrat me efikasitet të plotë. Ndërkaq buxheti i përgjithshëm për Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë vitin tjetër do të jetë që në fillim në nivel të 2% të Bruto Produktit Vendor, sipas standardit të NATO-s. Me shtesat përgjatë vitit do ta tejkalojë vlerën prej 208 milionë euro”, shkruan Kurti.
Në fund, theksohet se buxheti është miratuar brenda afatit ligjor para datës 31 tetor, në përputhje me rregullat fiskale.
“Investment kapitale në vitin 2025 do të jenë në vlerë rekorde prej 930 milionë euro. Komunat do të kenë më shumë buxhet se që kanë pasur ndonjëherë. Bujku do të vazhdojë të jetë më i mbështeturi në rajon me subvencione dhe grante. E linja buxhtore për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin vitin tjetër do të jetë katër milionë euro, duke vazhduar kështu rritjen e përvitshme të mbështetjes sonë për bashkatdhetarët tanë në Luginë.
Të gjitha këto në përputhje me rregullën fiskale të kufirit të deficitit buxhetor dhe duke e miratuar buxhetin në qeveri për vitin e katërt me radhë brenda afatit ligjor, pra para datës 31 tetor”, përfundon Kurti./Arbresh.info/
Plagosja e dy personave në Vranjefc, krejt çka dihet deri më...
Stuhi bore në Francë, anulime fluturimesh e vonesa në aeropo...
Hovenier mirëpret ndihmësadministratoren e USAID-it
Plagosja në Vranjefc ndodhi para shtëpisë së politikanit të ...
Kurti takon ambasadoren Elizabeth McKee, shpreh mirënjohje p...
Ndeshja Zvicra – Kosova luhet nga ora 20:30