Google ADS

Gjendet pajisje e dyshimtë në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi, policia në vendin e ngjarjes

11:23 | 31 Tetor 2024
R J

Gazetari Vehbi Kajtazi ka njoftuar se në veturën e tij është gjetur një pajisje e dyshimtë dhe akoma s’dihet se si është vendosur dhe nga kush. Kajtazi ka bërë të ditur se rastin tashmë e ka denoncuar.

Në një njoftim për media, ai tha se policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

“Sot kam sjell veturen ne servis per kontroll. Gjate kontrollit eshte zbuluar se ne veturen time eshte nje pajisje e dyshimte e vendosur ne anen e majte afer rrotes.

Policia eshte ne vend te ngjarjes duke pritur njesite e specializuara. Per kete rast eshte njoftuar edhe prokurori i shtetit”, shkruan Kajtazi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme