Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim Marguerite Costa de Beauregard, drejtore e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua mbi ndërveprimet intensive dypalëshe mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës. U vlerësua lart organizimi i Forumit Ekonomik të Kosovës në Paris dhe u shqyrtuan mundësitë për përmbylljen e një numri marrëveshjesh nga fusha e drejtësisë, shkruan Arbresh.info.
Ahmeti falënderoi Beauregard për mbështetjen franceze në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Ai theksoi se pas përmbushjes së të gjitha kritereve të paraqitura nga Asambleja Parlamentare, përfituesit kryesor nga anëtarësimi do të ishin komunitetet pakicë. Prandaj, çdo vonesë e këtij procesi i dëmton ato më së shumti.
Të dy diskutuan edhe mbi përparimin dhe angazhimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave.
Palët u pajtuan që të vazhdojnë praktikën e vendosur të konsultimeve politike, si mekanizëm për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe koordinimin e veprimeve multilaterale./Arbresh.info/
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg