“Bursa që u nda për ty mbeti në letër”, reagon drejtoria e shkollës së Aron Mazrekajt që vdiq në aksidentin e Pejës

09:41 | 31 Tetor 2024
L G

Aron Mazrekaj ishte viktima e një aksidenti trafiku që ndodhi të mërkurën në magjistralen Prishtinë – Pejë, në lokacionin e njohur si “Ura e Llozicës”.

Lidhur me vdekjen e tij, ka reaguar drejtoria e shkollës fillore “Asdreni” në Pejë, ku po vazhdonte shkollimin Mazrekaj ka shkruar fjalë të dhimbshme për humbjen e një nxënësi shembullor.

“Dhimbje e madhe!E rëndë dhe e vështirë ta kuptojmë për ty Aron se paske lënë ëndrrat në gjysmë!I urtë ,i qetë e shembullor, të gjithë u krenoheshim me ty, pse na ike Aron! Me zemër të thyer dhe dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e parakohshme të nxënësit tonë të dalluar, Aron Mazrekaj, i cili u nda tragjikisht nga jeta në një aksident fatkeq”, shkruhet ndër të tjera në Facebook-un e kësaj shkolle.

Po ashtu, drejtoria e kësaj shkolle, thekson se të gjitha sukseset e kësaj shkolle kishin emrin e Aronit.

“Çdo sukses dhe aktivitet në shkollë emrin e mbante Aron Mazrekaj. Çdo pritje çdo prezantim krah drejtorisë së shkollës ishe Ti . Bursa që u nda për ty mbeti në letër ! Pusho në paqe, Aroni ynë!”, shkruan ndër të tjera drejtoria e shkollës./Arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

LEXO EDHE

Një i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Pejë

LEXO EDHE

Një i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Pejë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme