Prokuroria e RMV-së kërkon paraburgim për shtetasin turk i cili tentoi të korruptojë policinë

08:29 | 31 Tetor 2024
Q L

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër një shtetasi turk i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – Dhënie ryshfeti në pajtim me nenin 358 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Më 30 tetor, në pikën kufitare “Bllacë”, i dyshuari 50-vjeçar, me të hyrë në vend, i ka dhënë një dhuratë drejtpërdrejt një zyrtari për të kryer një veprim zyrtar që nuk është dashur ta kryejë.

Pasi më herët gjatë kontrollit të pasaportës, zyrtari policor ka konstatuar se i dyshuari në 180 ditët e kaluara ka qëndruar 90 ditë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pas së cilës i është ndaluar hyrja, i dyshuari është kthyer në vendkalimin kufitar rreth rreth 20 minuta dhe drejtpërsëdrejti te përgjegjësi i turnit i ka dhënë para në dorë në shumën prej 100 euro për ta lejuar hyrjen në vend.

Prokurori Publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, veçanërisht duke pasur parasysh se bëhet fjalë për shtetas të huaj i cili nuk ka vendbanim të rregulluar në vend dhe se ka rrezik real për arratisje./Telegrafi/

Të ngjashme