Macet dinë të lidhin fjalë dhe objekte dhe në këtë mënyrë ato janë më efikase se një fëmijë. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri i publikuar në “Scientific Reports”, sipas të cilit maces i duhen 9 sekonda për të bërë lidhjen, kurse fëmijëve 20 sekonda.
Sipas studimit, krahasimi nuk është i rastësishëm. Për studimin, ekipi japonez përdori një test që zakonisht zbatohet për fëmijët, i cili verifikon nëse subjekti është në gjendje të krijojë një lidhje midis një imazhi dhe një fjale të shpikur për rastin.
Më saktësisht, eksperimenti përfshinte vendosjen e 31 maceve të rritura përpara një kompjuteri që shfaqte dy animacione të ndryshme, të shoqëruar nga një regjistrim i zërit të pronarit që shqiptonte fjalët e shpikura (për regjistrimin u përdorën “keraru” dhe “parumo”, që nënkuptojnë asgjë), shkruan A2.
Për të kontrolluar më pas nëse macet kishin bërë lidhjen midis fjalës dhe imazhit, faza e dytë e testit përfshinte një raund tjetër imazhesh, të shoqëruara në 50% të rasteve nga një fjalë tjetër, e ndryshme nga ajo që korrespondon me mësimet e mëparshme.
Në këto raste, macet shfaqnin shenja hutimi, duke parë ekranin më gjatë sesa imazhi dhe fjala përputheshin me atë që kishin mësuar. Disa ekzemplarë ia ngulnin sytë ekranit me bebëza të zgjeruara, një shenjë e vëmendjes dhe habisë së madhe.
Sipas autorëve të studimit, kjo tregon se macet mësojnë shpejt të lidhin fjalë dhe imazhe dhe se habiten kur kjo korrespodencë zhduket.
Së fundi, për sa i përket krahasimeve me fëmijët, këta të fundit kanë nevojë për mesatarisht 20 sekonda përsëritje për të mësuar një lidhje, ndërsa maceve u duhen 9 sekonda.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...