Përurohet rruga që lidh fshatrat e Kosovës me të Shqipërisë, Kurti e Durmishi hedhin valle

22:04 | 30 Tetor 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marr pjesë në përurimin e një rruge në Dragash.

Përurimi i kësaj rrugë u bë me surle e tupana, ku në valle u bashkëngjit edhe kryeministri i vendit Albin Kurti, përcjell Arbresh.info.

@arbresh_info Kurti hodhi valle me surle e tupane #fyp #viral_video ♬ original sound – arbresh.info

Ndryshe, kjo rrugë lidhë fshatrat e Republikës së Kosovës me ato të Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri Kurti tha se kjo rrugë është njëra nga tre rrugët pjesë e protokollit të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në shtator të vitit 2023.

Ajo lidh fshatrat Pakishtë dhe Zapod të Shqipërisë me Republikën e Kosovës, përkatësisht komunën e Dragashit.

Dy rrugët tjera janë Rruga Blinishtë – Dobrunë, që tashmë është ndërtuar, dhe rruga Gorozhup – Pogaj që është në ndërtim e sipër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme