Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri thotë se një rikthim në La Liga është në agjendën e tij.
Ish-ylli i Atletico Madrid u shpall fituesi i Topit të Artë të vitit 2024 të hënën.
Dhe kur Rodri u pyet për interesimin e Real Madridit, mesfushori ishte i shqetësuar për thashethemet.
“La Liga është rritur në vitet e fundit. Unë u dashurova me futbollin anglez sapo u transferova në Angli. Jam shumë i lumtur në Manchester dhe kam një kontratë me Cityn”, deklaroi ai.
“E dua futbollin spanjoll. Unë përfaqësoj Spanjën në një ekip kombëtar që ka lënë gjurmë në një epokë dhe shpresoj që një ditë të mund të kthehem, sepse është shtëpia ime”.
Real Madridi, sipas asaj që raporton MARCA, do të tentojë që në verën e ardhshme të transferojë Rodrin, duke e shikuar si një mesfushor që do të bënte revolucion në ekipin e tyre. /Telegrafi/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...