Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, theksoi në fjalimin para komunitetit ndërkombëtar se Kosova, edhe pse një Shtet i vogël në madhësi, është një gjigant i vërtetë në dinjitet njerëzor, në respekt për të drejtat e njeriut dhe në angazhimin për demokracinë e shtetin e së drejtës.
“Respekti për njeriun është në thelbin tonë dhe në traditën tonë të lashtë. Si një demokraci e re dhe moderne, Kosova është krenare për angazhimin e saj për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit”, theksoi ajo.
Duke kujtuar tragjedinë e luftës dhe gjenocidit të shkaktuar nga Serbia dhe Vuçiçi ndaj popullit të Kosovës, Gërvalla përshkroi ri ngritjen e Kosovës nga kjo errësirë në një vend të fuqishëm dhe të përkushtuar për paqe dhe stabilitet.
“Ne i mbijetuam asaj tragjedie të tmerrshme dhe dolëm më të fortë se më parë, të përkushtuar për të rindërtuar vendin dhe për të ndërtuar Republikën e Kosovës,” u shpreh ministrja Gërvalla.
“Në më pak se dy dekada, Kosova ka arritur të ndërtojë një shtet të qëndrueshëm dhe demokratik për të gjithë qytetarët e saj, duke vendosur standarde për të drejtat e minoriteteve dhe qeverisjen transparente. Në një kohë rekord, kemi arritur shumë. Jemi të përulur, por krenarë për atë që kemi ndërtuar – një demokraci të fortë dhe të drejtë për të gjithë,” theksoi ministrja Gërvalla para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Gërvalla përfundoi fjalimin e saj me një ftesë për të gjithë komunitetin ndërkombëtar që të vizitojnë Kosovën dhe të përjetojnë energjinë e saj të gjallë dhe atmosferën e hapur./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...