Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka dorëzuar sot Raportin e progresit për Kosovën për vitin 2024.
Në një konferencë për media, Orav ka përmendur si progres pozitiv profesionalizimin e Policisë së Kosovës për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.
“Reagimi ndaj sulmit të shtatorit 2023 në Banjska ka treguar nivel të lartë të profesionalizmit të Policisë së Kosovë. Policia e Kosovës ka rekrutuar dy gjenerata të reja të oficerëve serbë të Kosovës, Prokuroria Speciale ka rekrutuar nëntë prokurorë speciale shtesë. Numri i aktakuzave në rastet e krimit të organizuar është rritur në vazhdimësi”, ka thënë Orav.
Lexo edhe:
Shefi i BE-së në Kosovë: Borell ka rekomanduar heqjen e masave
Ligji i ri për Prokurorinë Speciale bën të mundur ngritjen e ekipeve hetimore multidisiplinare në rastet komplekse dhe ofron një bazë ligjore për njësinë e Hetimit Special të policisë për të trajtuar rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Kosova miratoi një strategji të re për drogën; u bë funksional Observatori Kombëtar i Drogës. Kosova përmirësoi qeverisjen e migracionit dhe zhvilloi një fushatë informuese për udhëtimin pa viza në BE, e cila hyri në fuqi më 1 janar 2024. Gjithashtu, Kosova miratoi një ligj të ri për Agjencinë e Regjistrimit Civil. Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar janë zbatuar pjesërisht dhe mbeten kryesisht të vlefshme”, thuhet ndër të tjera në raport./Arbresh.info
Lexo edhe:
Aivo Orav: Vendet anëtare të BE-së duhet të vendosin konsensus për vendosjen e masave ndaj Serbisë
Raporti i BE-së për Kosovën, Bislimi: Tregon se Qeveria ka vendosur progres
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...