Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër. Dy persona janë vrarë me armë zjarri në një atentat të ndodhur mesditën e sotme në rrethrrotullimin e ish- “5 Heronjve”, në zonën e Dobraçit.
Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në aksidentalisht në vendin e ngjarjes. Dy personat që kanë humbur jetën janë në një moshë të re, por ende nuk dihet identiteti i tyre, shkruan A2 CNN.
Viktimat ishin shënjestrat e atentatit. Ata ndodheshin bashkë në një automjet tip “Benz” dhe janë qëlluar në lëvizje.
“Atentat me dy të vrarë në afërsi të ish- “5 Heronjve”. Dy persona dyshohet se janë plagosur në mënyrë aksidentale, ndërsa atentati ka pasur për objektiv dy persona të tjerë që kanë qenë në një automjet. Kanë filluar të gjuajnë me armë zjarri në drejtim të mjetit në lëvizje”.
Forca të shumta policie dhe disa ambulanca ndodhen në vendngjarje dhe grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur atentatin me 2 të vdekur.
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...