Sot u përurua ndërtimi i rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod, me gjatësi 6.3 kilometra dhe investim 2.6 milionë euro, e cila i lidh këta fshatra me Prizrenin dhe Dragashin.
Me rastin e përurimit mori pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministri, Hysen Durmishi, së bashku me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj, Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skender Durmishi, Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Albert Bislim Halilaj, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Pandeli Majko, njëherësh ish-kryeministër i Shqipërisë dhe ish-ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Kurti theksoi se është shtruar një rrugë e cila është e arritur e përbashkët e Republikës së Kosovës dhe e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që të lëvizim sa më lirshëm dhe t’i ndihmojmë në veçanti banorët e këtyre zonave të thella.
“Është përfitim i jashtëzakonshëm për lëvizjen e lirë, për zhvillimin ekonomik e kulturor të këtyre zonave që i kanë dhënë shumë edhe Kosovës, edhe Shqipërisë, kombit shqiptar në të gjitha epokat e përparimit tonë”, tha kryeministri, njofton ZKM-ja, shkruan Arbresh.info
Sipas tij, ka qenë mungesa e infrastrukturës e cila ka detyruar banorët e këtyre zonave të thella të migrojnë, andaj me projekte të tilla infrastrukturore, siç tha kryeministri, këta të fundit gjithnjë e më shumë do të mund të kthehen në vendlindjen e tyre më shpesh, e pse jo edhe përgjithmonë.
“Kemi shtruar një rrugë e cila është edhe në Kosovë edhe në Shqipëri në mënyrë që të lëvizim sa më lirshëm dhe t’i ndihmojmë në veçanti banorët e këtyre zonave të thella, të cilët edhe mungesa e infrastrukturës në të kaluarën i ka detyruar në migrim. Shpresojmë që me këso projekte infrastrukturore gjithnjë e më shumë do të mund të kthehen në vendlindjen e tyre më shpesh, e pse jo edhe përgjithmonë”, u shpreh kryeministri me rastin e përurimit.
Falënderime për punë e përkushtim për këtë të arritur, Kurti pati jo vetëm për ministrin Aliu dhe zëvendësministrin Durmishi, por edhe për ambasadorin aktual të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, dhe ish – ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Kjo rrugë është njëra nga tri projektet rrugore pjesë e protokollit të nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në shtator të viti 2023. Rruga Blinishtë – Dobrunë është ndërtuar, ndërkaq rruga Gorozhup – Pogaj është në ndërtim e sipër.
Prononcimi i plotë i Kryeministrit Kurti:
Jemi shumë të gëzuar e të lumtur që e përuruam këtë rrugë e cila i lidh fshatrat Pakishtë dhe Zapod, me Prizrenin e me Dragashin.
Është përfitim i jashtëzakonshëm për lëvizjen e lirë, për zhvillimin ekonomik e kulturor të këtyre zonave që i kanë dhënë shumë edhe Kosovës, edhe Shqipërisë, kombit shqiptar në të gjitha epokat e përparimit tonë.
Andaj, me këtë rast ne po ja kthejmë një pjesë të vogël të borxhit të madh që kemi ndaj banorëve të kësaj zone.
Rruga gjithsej është 6 kilometra e 340 metra, ka kushtuar diç më pak se 2 milionë e 600 mijë euro dhe është pjesë e protokollit edhe me dy projekte të tjera, edhe me atë Blinisht – Dobrunë që poashtu ka përfunduar si dhe me segmentin tjetër Gorozhup – Pogaj që është në ndërtim e sipër.
E falënderoj shumë ministrin, edhe zëvendësministrin, Liburn Aliun dhe Hysen Durmishin, por edhe dy ambasadorët e Republikës së Shqipërisë njëri pas tjetrit, që janë angazhuar e kanë punuar për këtë ditë të lume. Është Petrit Malaj, ambasadori aktual, dhe Qemal Minxhozi, pararendësi i tij, që na janë bashkuar sot në këtë kremte, dhe këtu është edhe Pandeli Majko e Namik Dokle.
Kemi shtruar një rrugë e cila është edhe në Kosovë edhe në Shqipëri, në mënyrë që të lëvizim sa më lirshëm dhe t’i ndihmojmë në veçanti banorët e këtyre zonave të thella, të cilët edhe mungesa e infrastrukturës në të kaluarën i ka detyruar në migrim. Shpresojmë që me këso projekte infrastrukturore gjithnjë e më shumë do të mund të kthehen në vendlindjen e tyre më shpesh, e pse jo edhe përgjithmonë.
Protokolli është bërë në shtator të vitit të kaluar, kontrata në mes të dhjetorit të vitit të kaluar, por për shkak të motit të vështirë punimet nuk kanë mundur të fillojnë deri në mars dhe ja ku jemi sot pas 7 muajve e gjysmë duke e përuruar këtë rrugë, këtë të arritur të përbashkët për të mirën e dyja shteteve tona e të banorëve të këtyre zonave të cilët edhe i përgëzoj edhe i falënderoj.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit