Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka reaguar Prokurorisë Speciale.
Në reagimin e saj, Haxhiu shkruan se Prokuroria Speciale para se t’i përgjigjet asaj brenda orësh është mirë t’i përgjigjet pretendimeve.
“Në lidhje me reagimin e Prokurorisë Speciale e ndjej të obligueshme t’i përgjigjem që i vetmi lëshim në reagimin tim është te adresa e dërgimit të zarfit dhe Prokuroria që e ka në dorë rastin, që është ajo themelorja, ndërkaq pretendimet e familjarëve që përmendin se në këtë rast ka të përfshirë edhe persona nga vet Prokuroria Speciale janë të sakta në reagimin tim dhe tashmë ato janë bërë publike. Kështuqë Prokuroria Speciale para se të më përgjigjet mua brenda orësh është mirë t’i përgjigjet pretendimeve, për të cilat nuk ka thënë asnjëherë asgjë madje as sot”, shkroi Haxhiu, shkruan Arbresh.info
Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ka reaguar rreth deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila përmes një postimi në Facebook sot theksoi se rasti me tokën në lagjen “Veternik” të Prishtinës është mbyllur nga Prokuroria Speciale me një dokument të falsifikuar nga Beogradi.
Përmes një reagimi për media, kjo prokurori i ka quajtur të pavërteta deklaratat Ministres së Drejtësisë, duke shtuar se këtë rast asnjëherë nuk e ka pasur në punë kjo prokurori.
Madje, PSRK-ja i ka quajtur tendencioze këto deklarata të ministres Haxhiu, raporton Arbresh.info.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës shpreh indinjatë të thellë ndaj qasjes së vazhdueshme joproduktive të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndaj Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Prokuroria Speciale, demanton fuqishëm deklarimin e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të bërë sot, duke u shprehur se “është e shqetësuar pasi Prokuroria Speciale ka mbyllur hetimet për rastin e pronës milionëshe në Veternik”.Prokuroria Speciale informon opinionin publik se rasti për të cilin është deklaruar ministrja në fjalë, nuk është hetuar dhe nuk ka qenë në punë asnjëherë në Prokurorinë Speciale, prandaj deklarimi i tillë i ministres Haxhiu, është i pavërtetë dhe tendencioz”, thuhet në reagim.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se rasti me tokën në lagjen “Veternik” të Prishtinës dhe “kjo që ndodhi me zarfin që sipas raportimeve del të jetë dokument i falsifikuar nga Beogradi”, me të cilin dokument, sipas saj, Prokuroria Speciale mbylli hetimet është vërtetë shembull se si ka funksionuar e funksionon ende drejtësia në Republikën e Kosovës.
Me anë të postimi në Facebook, ajo ka pohuar se në mënyrë të falsifikuar i merret prona qytetarit dhe në mënyrë të falsifikuar nga Serbia po ashtu, mbyllet rasti në dëm të qytetarit, shkruan Arbresh.info.
Më tej, Haxhiu ka theksuar se bë vazhdën e zbardhjes së këtij rasti, si Ministri e Drejtësisë, në kuadër të kompetencave ligjore, kanë dërguar letër në organet kompetente në Serbi për të marrë përgjigje në lidhje me të vërtetën e pronës.
Sipas saj, asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje siç nuk marrin kurrë nga ta për shkak të problemeve politike.
“Si ministre e drejtësisë, jam vërtetë e shqetësuar me gjithë këtë rast, veçanërisht, dhe me pretendimet e përfshirjes edhe të akterëve institucional të drejtësisë në këtë rast të kësaj prone, që nga vet prona deri te mbyllja e rastit me dokumente të falsifikuara”, ka shkruar ajo.
“Autoriteti përgjegjës me urgjencë duhet të hetojë mbylljen e dyshimtë të këtij rasti nga Prokuroria Speciale përmes dokumenteve të falsifikuara dhe të trajtojë po ashtu shqetësimet e faktuara të familjes së dëmtuar për lidhjet në këtë rast të vet prokurorëve special të Kosovës me vet pronën konkrete”, shtoi ministrja e Drejtësisë.
“Drejtësia ka kuptim veç kur e mbron të dobëtin nga i forti e i pushtetshmi. Kur i pushtetshmi lidhet me krimin aty krimi bëhet i organizuar dhe institucional. Aty bie edhe drejtësia, demokracia e republika. Dhe kjo nuk duhet të tolerohet”, ka thënë Haxhiu./Arbresh.info/
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbwshtesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën
Planet e Vullnetit për të marrë Xhenetën në grupin e tij