Shefja e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Zijadeh ka thënë se gjatë vizitës së saj të fundit në veri të Kosovës në shtator, organizatat e shoqërisë civile, palët politike dhe banorët aty kanë theksuar shqetësimet serioze sa i përket “ndikimit negativ të veprimeve të fundit të njëanshem që prekin të drejtat ekonomike sociale”.
“Ata kanë shpjeguar që mbyllja e tash së voini e degëve të Postës së Serbisë dhe zyrave komunale që udhëhiqen nga Qeveria e Serbisë duke përfshirë edhe atë të fundit në Skenderaj kanë kufizuar qasjen e tyre në shërbime kyqe në veçanti sa i përket komunitetit serb në Kosovë”, tha ajo.
“Kemi vërejtur një aktivizëm civil edhe të grupeve të grave dhe grupeve të studentëve universitarë. Në këtë drejtim duhet ta shpreh brengën për sa i përket arrestimit për ushtrimine të drejtës së lirisë së shprehjes.”, u shpreh Zijadeh.
Ajo tha se ka pasur edhe pretendime për përdorim të forcës dhe keqtrajtim nga policia gjatë arrestimeve dhe në mbajtje policore në veri të Kosovës.
Ajo përmendi edhe nisjen e hetimeve nga IPK lidhur me këtë rast dhe tha se zbulimet e këtyre hetimeve duhet të bëhen publike.
Shefja e UNMIK-ut theksoi edhe vendimin më të vonë të IPK-së për suspendimin e dy policëve lidhur me këtë rast.
“Mirëpres përpjekjet e Avokatit të Popullit për tu angazhuar në komunitete të ndryshme dhe inkurajoj që të përmbushin mandatin e tyre në mënyrë të pavarur.”, theksoi ajo.
“Që nga incidenti i sigurisë në Banjskë vazhdoj të bëjë thirrje për një llogaridhënie me kohë të kryesve përmes një hetimi të thellë, tërësor e një proces gjyqësor të plotë. Një akt i tillë i dhunës është i papranueshëm dhe nuk mund të përsëritet më dhe në këtë drejtim theksojmë që seanca fillestare është mbajtur mnë 9 tetor në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundrejt tre të pandehurve të cilët ballafaqohen me një numër aktakuzash ndër to edhe ajo për terrorizëm.”, u shpreh ajo.
Ajo mirëpriti zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi duke thënë se mbështesin fuqimisht në zgjidhjen e çështjeve të mbetura duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Zijadeh po ashtu mirëpriti vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për lënien hapur të mundësisë për kthimin e gjyqtarëve të dorëhequr serbë në pajtim me dialogun.
“Heqja e masës për mallrat serbe për të hyrë në Kosovë e arritur me konsensus ne procedurat e CEFTA-s ka rezultuar me 9 marrëveshje që kanë për qëllim nxitjen e prosperitetit ekonomik rajonal”, u shpreh ajo.
Ndryshe, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po diskuton për Kosovën, përkatësisht për raportin gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e misionit të OKB-së në Kosovë.
Kosova do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla./Arbresh.info/
Beogradi do që t’i gjykojë krimet në Kosovë, por Brukseli dh...
“Plagët janë ende të hapura”- Greqia i kërkon dëmshpërblimet...
Fotot nga takimi i Kurti me Orav me rastin e dorëzimit të Ra...
Sinani e përgëzon Kurtin për buxhetin ndaj Luginës: Hap i ma...
Jonida Vokshit i vdes babai
Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për rrahjen e nj...