Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj tre personave me iniciale N.H., N.B. dhe A.B. për dy veprat penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Në njoftimin për media thuhet se sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri N.H., më 8 Gusht 2024, në komunën e Vitisë, me dashje ka tentuar ti privojë nga jeta të pandehurit N.B. dhe A.B., duke rrezikuar edhe persona të tjerë që ndodheshin në të njëjtin vend, ashtu që për shkak të një mosmarrëveshje për blerjen e një prone, shkruan Arbresh.info.
Në aktakuzë thuhet se ai gjuan me armë automatike gjuan drejt tyre, me ç’rast të pandehurit N.B., i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa, të pandehurit A.B. lëndime të lehta trupore, ku me këto veprime ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“I njëjti po ashtu akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të KPRK-së, pasi pa autorizim ka mbajtur në pronësi armë zjarri të markës AK-47.”, thuhet në njoftim.
Prokuria në aktakuzë thotë se i pandehuri N.B., në datën dhe vendin e lartcekur, ka tentuar ta privoj nga jeta të pandehurin N.H., duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarës V.H., e cila ishte në të njëjtin vend, ashtu që me armë zjarri gjuan në drejtim të tij, por nuk arrin që ta qëllojë, ku me këto veprime ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’.
Gjithashtu, bëhet e ditur se i njëjti akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të KPRK-së, pasi pa autorizim ka mbajtur në pronësi armën e zjarrit të markës SIG 14.
Ndërsa, i pandehuri A.B., akuzohet për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të KPRK-së, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur një pushkë gjuetie e markës CIF-San, të cilën e posedonte pa leje valide./Arbresh.info/
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...
Lela: Gresa protagoniste, u përplas me të gjithë banorët (VI...
Hamza për Thaçin dhe Veselin: Mungesa e tyre ka qenë një god...
Lewandowski e kujton kohën kur gati i ishte bashkuar Manches...
Policia braziliane akuzon ish-presidentin Bolsonaro për tent...
LDK me tubim madhështor në Obiliq, Abdixhiku: Ndryshimi po v...