Kanë përfunduar dy ndeshjet e javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Llapi ka marrë një pikë më shumë mund ndaj Feronikelit ’74, derisa edhe Dukagjini e Suhareka kanë ndarë pikët.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ishte duke pësuar humbje deri në minutat e fundit lojës shtesë, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 2:2.
Karagkounis (45’) dhe Hasan Hyseni (68’) shënuan nga një gol për ta shokuar fillimisht Llapin, duke i dhënë Niklit epërsi të dyfishtë.
Megjithatë, llapjanët nuk u dorëzuan deri në fund. Fillimisht ngushtuan epërsinë përmes Ardit Tahirit që shënoi nga pika e bardhë (82’), derisa Blendi Baftiu (90+8’) ia siguroi një pikë skuadrës së Tahir Batatinës.
Llapi tani zë pozitën e gjashtë me 15 pikë, kurse Nikli qëndron në fund me tre sosh.
Ndërkaq, Dukagjini e Suhareka janë pajtuar me nga një pikë në Klinë, përballje që përfundoi me rezultat 2:2.
Mimari kaloi Dukagjinin në epërsi pas një aksioni të bukur (22’), por Suhareka u këndell gjashtë minuta më vonë përmes Mevlan Zekës (28’).
Suhareka pastaj arriti ta përmbysë epërsinë përmes Liridon Fetahajt (55’). Megjithatë, Dukagjini u këndell në fund falë Hekuran Berishës (80’).
Suhareka tani ngjitët në pozitën e tretë me 17 pikë ndërsa Dukagjini renditet në vendin e parafundit me 11 sosh./rtk
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?