Duke iu referuar pretendimeve për keqtrajtim nga policia në Mitrovicën e Veriut në lidhje me një incident në sheshin “Car Llazar” më 26 tetor 2024, hetuesit e IPK-së rekomanduan sot suspendimin e dy zyrtarëve policorë (një rreshter dhe një zyrtar policor) nga drejtorinë rajonale e policisë.
Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se ky rekomandim është bërë për të mbrojtur hetimin, duke dyshuar se të njëjtit janë të përfshirë në keqtrajtimin e qytetarit. Inspektorati do të ndërmarrë veprime të tjera hetimore në bashkëpunim me prokurorinë për të sqaruar rrethanat e rastit, shkruan Arbresh.info.
“Rekomandimi për suspendim është bërë në interest të hetimit me dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë në keqtrajtimin e qytetarit në këtë rast. Inspektorati Policor në kuadër të autorizimeve ligjore do të ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore në koordinim me prokurorinë kompetente për të sqaruar rrethanat e këtij rasti” thuhet në njoftim të IPK-së.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur më 26 tetor, pas orës 3 të mëngjesit, me policinë që ndërhyri në një dyqan ku një i dyshuar tentoi të dëmtojë gjëra dhe pajisje të ndryshme, të cilat ishin të rrethuara me rrjetë mbyllëse.
“Personi i dyshuar, papritmas, ka dëmtuar rrjetën dhe duke kaluar mbi rrjetë, ka hyrë në pronë private duke dëmtuar gjëra të ndryshme. Zyrtarët policorë fillimisht kanë kërkuar që personi të ndalojë veprimet e tij, por i njëjti duke mos iu bindur urdhrave të zyrtarëve policorë, ka filluar të përdorë shprehje të ndryshme dhe të ofendojë zyrtarët policorë në gjuhën serbe” kishte bërë të ditur policia në raportin zyrtar.
Policia ka shqiptuar një kundërvajtje për vandalizëm ndaj të dyshuarit dhe më pas e ka liruar. Gjithashtu, Policia e Kosovës njoftoi Inspektoratin Policor për pretendimet e keqtrajtimit të ngritura nga personi.
“Ndaj të dyshuarit, sipas procedurave të parapara ligjore, policia i ka shqiptuar një kundërvajtje për vandalizëm dhe më pas është liruar. Sipas detyrës zyrtare, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës, për të hetuar pretendimet e ngrituara se kinse zyrtarët policorë kanë keqtrajtuar personin në fjalë” deklaroi policia tri ditë më parë./Arbresh.info/
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...