Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka pritur në takim emisarin Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla dhe Sarrazin kanë biseduar në lidhje me ecurinë e takimit të fundit të Procesit të Berlinit, shkruan Arbresh.info.
“Biseduam po ashtu për masën e kontrolleve manuale të sigurisë për mallrat që hyjnë nga Serbia në pikën kufitare në Merdarë. Zyrtarët tanë shtetëror po e zbatojnë këtë vendim me përkushtim me qëllim të garantimit të sigurisë së vendit tonë deri në funksionalizimin e sistemeve të skanerëve “X” që do të lehtësojnë edhe punën e tyre edhe pritjet në pika kufitare. Falënderova z. Sarrazin për angazhimin e tij të vazhdueshëm në avancimin e bashkëpunimit rajonal”, tha Sveçla./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?