Google ADS

Miratohet shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028

12:35 | 30 Tetor 2024
E.G

Me 59 vota pro, asnjë kundër dhe 2 abstenim deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028.

Kështu tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ky projektligj u prezantua para deputëvë nga zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

Ai tha se programi përbëhet nga tri blloqe: kriteret politike, kriteret ekonomike si përafrimi i legjislacionit tonë me ACIS.

“Programi ka 306 masa prej të cilave 105 janë masa legjislative ndërsa 201 janë masa zbatuese. “, tha mes të tjerash ai./Arbresh.info/

Të ngjashme