Osmani: Familja, bërthama më e fortë që e ka mbajtur gjallë rezistencën

10:48 | 30 Tetor 2024
E.K

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, theksoi se në vitet më të vështira për popullin tonë, familja ka qenë bërthama më e fortë që ka mbajtur gjallë rezistencën, moralin dhe identitetin kombëtar.

Osmani këto deklarata i bëri në Konferencën e 30-vjetorit të Vitit Ndërkombëtar të Familjes, që po mbahet në Doha të Katarit, me ftesën e Lartmadhërisë së Saj Sheikha Moza bint Nasser.

‘Në vitet më të rënda për popullin tonë, familja ka qenë bërthama më e fortë që e ka mbajtur gjallë rezistencën, moralin lart dhe identitetin kombëtar mbi të gjitha. Edhe sot, familja mbetet një ndër shtyllat më të forta prapa çdo suksesi individual e kolektiv dhe bazament për politika të suksesshme sociale dhe ekonomike”, tha Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme