Çfarë ndodhi në shtëpinë e Big Brother pas mesnatës – është ndalur edhe transmetimi

10:12 | 30 Tetor 2024
Q L

Duket se situata pas mesnatës ka eskaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3.

Kanë qenë të përfshirë thuajse të gjithë banorët, derisa është krijuar një hallakamë mes tyre, të cilët dëgjohen vazhdimisht duke bërtitur.

Ka qenë Xheneta, Rezi, Drenusha dhe Vullneti, protagonistë të këtij sherri, ku edhe në një moment për shkak të zhurmës nuk kuptohet se as për çfarë bëhet fjalë.

E Xuxi po ashtu shihet i revoltuar me konkurrentët, gjersa në një moment largohet nga dhoma dhe del jashtë.

Videoja është shpërndarë në rrjete sociale dhe ka bërë bujë gjithandej në të gjitha platformat.

Gjithashtu thuhet se është ndalur transmetimi për shkak të momenteve të papërshtatshme që u krijuan.

@sami.bigbrother2024

#bigbrothervipkosova #bigbrothervip #klankosova

♬ original sound – sami.bigbrother2024

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme