Google ADS

Protesta me bllokim rrugësh/ Procedohen katër deputetë të PD dhe dhjetëra protestues

09:38 | 30 Tetor 2024
Q L

Policia e Tiranës ka proceduar 30 protestues dhe 4 deputetë të Partisë Demokratike lidhur me protestën dhe bllokimin e rrugës, pasditen e së martës te mbikalimi i Kamzës.

Mësohet se deputetët e proceduar janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani.

Veç bllokimit të rrugës ata akuzohen edhe për kundërshtim të forcave të rendit. Ndërsa disa nga protestuesit janë proceduar për djegien e gomave./abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme