Vdes i burgosuri në Istog, gjendja iu keqësua derisa po transportohej nga spitali për në Dubravë

09:38 | 30 Tetor 2024
E.K

Një person ka humbur jetën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog.

Sipas policisë, gjendja e tij u përkeqësua gjatë transportit nga Spitali i Gjilanit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Policia njoftoi se, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“QKMF Istog 29.10.2024 – 19:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar, gjatë transportit nga Spitali i Gjilanit në Qendrën korrektuese Dubravë, i është keqësuar gjendja dhe i njëjti ka vdekur në QKMF Istog. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Arbresh.info

Të ngjashme