Urisë nuk i shpëton dot, pavarësisht vetëkontrollit apo regjimeve strikte.
Kthetrat e saj janë më të forta, sidomos gjatë orëve të natës.
Ushqyerja në orët e vona sipas ekspertëve është një nga faktorët që nxit edhe shtimin në peshë.
Arsyet përse uria bëhet më e fortë gjatë natës janë të ndryshme dhe shpjegohen në këtë artikull të AgroWeb.org
Nivelet e sheqerit në gjak
Ekspertët shpjegojnë se luhatja e menjëhershme e niveleve të sheqerit në gjak është e dëmshme.
Ato duhet të jenë të qëndrueshme sa më gjatë që të jetë e mundur.
Luhatja e niveleve të sheqerit në gjak nxitet më së shumti nga konsumi i karbohidrateve të thjeshta siç është mielli i bardhë dhe sheqeri.
Në reagim të tyre, trupi prodhon insulinë të shpejtë që të përpunojë sheqerin.
Kur niveli i glukozës në gjak është i ulët, njeriu ndihet i acaruar dhe në ankth.
Rrahjet e zemrës janë të çrregullta dhe uria është e madhe.
Nivelet e ulëta të glukozës gjatë natës mund të ndikohen edhe nga aktiviteti i tepruar fizik gjatë ditës.
Ushqyerja e çrregullt
Nëse i përmbaheni orareve të rregullta të ngrënies gjatë ditës, do të jeni më pak të uritur gjatë natës.
Ekspertët këshillojnë që ta nisni ditën me një mëngjes të bollshëm, fruta në mes vakteve, dhe në darkë të konsumoni një vakt modest.
Dy orë përpara gjumit mund të konsumoni disa feta molle ose karrote.
Kësisoj nuk do të zgjoheni gjatë natës të uritur.
Kequshqyerja
Ushqyerja e keqe është shkaktar i urisë në orët e vona.
Nëse gjatë ditës nuk konsumoni fibër, proteinë apo yndyrna të shëndetshme, niveli i sheqerit në gjak do të bjerë dhe gjatë natës do të jeni të uritur.
Luhatjet e humorit
Uria dhe ndjesia e ngopjes rregullohen falë disa hormoneve të ndryshme, ekuilibrat e të cilave prishen si pasojë e disa problemeve psikologjike.
Këto probleme më pas nxisin nevojën e paarsyeshme për sheqer, yndyrna dhe kripë.
Këtu përfshihet: stresi, mungesa e gjumit e të tjerë.
Uria e tepruar mund të shkaktohet edhe nga ankthi, depresioni apo frustrimi.
Sindroma e ushqyerjes gjatë natës
Kjo sindromë ka të bëjë me nivelet e ulëta të urisë gjatë mëngjesit dhe tepër të larta në mbrëmje.
Ajo shoqërohet edhe me vështirësi në fjetje sepse ushqyerja e rëndë gjatë natës prish gjumin.
Ky problem më pas pason tek mbipesha dhe simptomat bëhen më të ashpra.
Nëse ju merr shpesh uria gjatë natës, duhet patjetër të ndryshoni regjimin e ushqimit gjatë ditës, pasi dëmtoni shëndetin tuaj.
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...