Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri orë ishte në duart e juaja

23:24 | 29 Tetor 2024
E.H

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas protestës së sotme të opozitës së Shqipërisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha tha se Shqipëria u paralizua dhe për tre orë ishte në duart e opozitës.

“Shqipëria 3 orë në duart e opozitës. Narko-regjimi dridhet. Mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju që me drejtimin, përkushtimin, organizimin, guximin që dëshmuat në këtë betejë të mosbindjes civile të opozitës kundër narko-regjimit dhe për suksesin e plotë që u arrit. Shqipëria u paralizua dhe për tre orë ishte në duart tuaja. Narko-diktatura u dridh! Kreu i saj Edi Rama ndersej fallangat e tij kundra jush, por deshtoi. Ju qëndrestare të pamposhtur, përmbushët misionin tuaj. Nderim dhe mirënjohje! O sot, o kurrë! Është rradha jonë, është rradha jonë! Fitore”, shkroi Berisha./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme