Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se rritjen ekonomike dhe të hyrave në buxhetin e shtetit po i kthejnë në rritje të pagave, pensioneve, shtesave dhe mirëqenies së qytetarëve.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti i shpreh i lumtur që muajve të fundit ka pasur mundësinë që të ndajmë lajme të mira e të njëpasnjëshme për bashkëqytetarët.
“Pagat për sektorin publik për mbi 83 mijë zyrtarë publik po i rrisim duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm. Nga janari gjithashtu fillon ekzekutimi i pensioneve me rritje të kategorive të dala nga lufta, ndërkohë që pensionistët e moshës, përfituesit e skemave pensionale invalidore dhe të aftësive të kufizuara këtë muaj kanë marrë pensione me rritje prej 20%”, shkroi Kurti në Facebook.
Tutje ai ka listuar rritjen e shtesave për fëmijë, si dhe rritjen e pagës minimale.
“Në gusht, shtesat për mbi 410 mijë fëmijë i kemi dyfishuar e në raste trefishuar atëherë kur prindërit kanë tre ose më shumë fëmijë. Kurse që nga ky muaj paga minimale në sektorin privat është rritur në 350 euro, pas 13 vitesh. Sfidave e krizave globale i jemi qasur me pjekuri dhe me përgjegjësi ndaj parasë publike dhe qëndrueshmërisë financiare të shtetit tonë. Në vend të zgjidhjeve e politikave populliste dhe të papërgjegjshme, kemi zgjedhur rrugën më të gjatë, por më të sigurt dhe më të qëndrueshme: për të tashmen dhe të ardhmen”, shkroi tutje Kurti.
Krejt në fund Kurti ka falënderuar qytetarët për durimin, mirëkuptimin dhe mbështetjen./Arbresh.info/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...