Haradinaj: VV do bie nën 30 ulëse në Kuvend, PDK, LDK e AAK marrin mbi 20 ulëse

22:44 | 29 Tetor 2024
K.B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje do të pësojë rënie të elektoratit në zgjedhjet e ardhshme.

Në “Debat Plus” Haradinaj u shpreh se LVV-ja do të marrë më pak se 30 ulëse në Kuvend.

Ai shtoi se partitë aktuale në opozitë, PDK, LDK dhe AAK, do të marrin më shumë se 20 ulëse.

Kujtojmë se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme