Protesta e opozitës në Shqipëri, reagon Meta nga burgu: Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë

22:11 | 29 Tetor 2024
K.B

Pas përfundimit të protestës së opozitës, që zgjati 3 orë, ka reaguar ish presidenti Ilir Meta i cili gjendet në burg.

Meta ka falënderuar shqiptarët që morën pjesë në protestë, duke thënë se nuk ka forcë në votë të ndal Uraganin e Lirisë.

“Falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin që u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me Narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë.
Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë!”, shkroi Meta në Facebook./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Mbyllet protesta e opozitës në Shqipëri, nis zhbllokimi i akseve rrugore

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme