Policia e Kosovës njofton se me datën 26.10.2024 rreth orës 20:20 ka pranuar një informacion se në fshatin Vitomiricë të Pejës është vjedhur një armë zyrtare e zjarrit.
Sipas njoftimit, pronari i armës ishte zyrtarë në Shërbimin Korrektues të Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Policia menjëherë i është vënë pas të dyshuarit dhe sot (29.10.2024) rreth orës 19:45 është gjetur trupi i pajetë i viktimës.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datё 26.10.2024 rreth orёs 20:20, ёshtё informuar se nё fshatin Vitomiricё–Pejё ka ndodhur njё rast vjedhje e rёndё, sipas familjarit (zyrtar nё Shërbimin korrektues tё Kosovёs), i cili ka deklaruar se iu ёshtё vjedhur arma zyrtare”, thuhet në njoftim.
“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit ne vendin e ngjarjёs, dhe ёshtё vёnё nё kёrkim tё personit tё dyshuar, pas njё pune intensive tё Hetuesёve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, njёsiteve tё Stacionit Policor Pejё dhe njёsiteve tё tjera tё Policisё sё Kosovёs, sot me datё 29.10.2024, rreth orёs 19:45, ёshtё gjetur trupi i pajetё tё viktimёs”, thuhet tutje në njoftim.
Në vendin e ngjarjes kanё dal Prokurori i Shtetit gjithashtu edhe ekipi mjekësor tё cilёt e kanё konstatuar vdekjen e viktimёs.
Trupi i pajetё i viktimёs është dёrguar në Institutin e Mjekёsisё Ligjore nё Prishtinё pёr Obduksion, ndёrsa rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...