Vriten 4 ushtarë izraelitë gjatë operacionit në veri të Gazës

21:56 | 29 Tetor 2024
K.B

Forcat e Armatosura të Izraelit (IDF) konfirmuan se katër ushtarë u vranë sot dhe një oficer u plagos rëndë gjatë një operacioni në Rripin e Gazës.

Sipas informacioneve, ata u vranë në një betejë në zonën Jabalia, në pjesën veriore të enklavës palestineze.

Kjo e çon në 776 numrin e ushtarëve izraelitë që janë vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor 2023./abcnews.al

Të ngjashme