Hamza në Kaçanik premton vende të reja pune, pensione meritore dhe paga të dinjitetshme

21:14 | 29 Tetor 2024
E.H

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka mbajtur punëtorin e radhës, kësaj here në Kaçanik.

Më anë të një postimi në Facebook, Hamza këtë tubim e quajti mobilizim të jashtëzakonshëm teksa u shpreh se me vullnet e përgjegjësi, do t’iu shërbej qytetarëve në tërë Kosovën.

“Si çdoherë, mobilizim i jashtëzakonshëm në Kaçanik.Me nder, vullnet e përgjegjësi, do t’iu shërbejmë qytetarëve në tërë Kosovën. Me kompetencë do t’i përmbushim pritjet e tyre. Për të rinjtë, gratë dhe çdo profesionist, perspektivë, mundësi të reja dhe vende pune. Të moshuarve, pensione meritore dhe përkujdesje institucionale. Ndërrmarrësve, mbështetje deri sa të forcohen. Çdo zyrtari, mjeku e mësimdhënësi, polici, zjarrfikësi e ushtari, paga të dinjitetshme, motiv e krenari. Unë besoj se kjo është Kosova që të gjithë e duam!”, ka shkruar Hamza në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme