Haradinaj: Turqia vazhdon të jetë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset

21:00 | 29 Tetor 2024
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj shtoi se Turqia vazhdon të mbetet aleate e rëndësishme e Kosovës në shumë fusha.

“ Sot Turqia feston 101-vjetorin e Shpalljes së Republikës, dhe me këtë rast kisha nderin që ambasadorit Sabri Tunç Angılı t’i shpreh urimet e mia për paqe dhe prosperitet të shtetit dhe popullit turk, si dhe mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë për shtetin e Kosovës, zhvillimin e institucioneve të saj dhe në synimin tonë për anëtarësimin direkt në NATO”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme