Në të ardhmen do të ketë më shumë robotë se sa njerëz në botë, tha sipërmarrësi amerikan Elon Musk, i cili iu drejtua pjesëmarrësve të konferencës së investimeve në Riad përmes një video.
Ai shprehu optimizëm për zhvillimin e inteligjencës artificiale, por vuri në dukje se ka një shans 10 deri në 20 për qind që gjërat të shkojnë keq dhe përsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm se AI mund të përbëjë një “kërcënim ekzistencial”, sipas Bloomberg.
Sipas Musk, sistemet e Inteligjencës Artificiale janë dhjetë herë më të mirë sesa ishin në 12 muajt e mëparshëm dhe “ndoshta në një ose dy vitet e ardhshme” ata do të jenë në gjendje të bëjnë gjithçka që njerëzit mund të bëjnë.
Elon Musk njoftoi se kompania e tij SpaceX do të nisë anijen kozmike Starship në Mars pas dy vjetësh dhe se anija kozmike do të ketë një ekuipazh njerëzor për katër vjet./abcnews.al
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...