Manchester United është i gatshëm që të paguajë klauzolën e Ruben Amorim te Sporting Lisbonas.
Kështu ka bërë të ditur gazetari Fabrizio Romano, që ka thënë se Djajtë e Kuq do të paguajnë 10 milionë euro për ta liruar trajnerin nga kontrata me klubin portugez.
“Manchester United është i vendosur të paguajë klauzolën e largimit prej 10 milionë euro që Ruben Amorim të bëhet trajner i ri, konfirmon Sporting Lisbona”, ka thënë Romano.
“Klubi portugez sapo ka lëshuar komunikimin zyrtar të marrë nga Man Utd për emërimin e Amorimit”.
“Manchester United informoi Sportingun për planin për të paguar klauzolën e largimit prej 10 milionë eurosh… siç e ka pranuar tashmë Amorim”.
“Amorim tashmë i ka thënë po propozimit të Man Utd pasi kontaktet pozitive mbi projektin u zhvilluan këtë javë”, ka shtuar më tej eksperti i transferimeve.
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve