Google ADS

Rama publikon foto me pensionist: Diskutim i hapur për pensionet në rrugën drejt Shqipërisë 2030

17:19 | 29 Tetor 2024
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë foto nga takimi me pensionistët këtë të martë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka shkruar se po vijojnë diskutimet e hapura për pensionet në rrugën drejt “Shqipërisë 223”.

Ndër të tjera Rama thotë se vazhdon angazhimi i qeverisë dhe grupit parlamentar për të ndarë me të moshuarit mendimet dhe sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit.

“Vijojmë Diskutimin e Hapur për pensionet në rrugën drejt Shqipërisë2030 me angazhimin e palëkundur të qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë, për të ndarë me pensionistët vizionin e duhur dhe mundësinë e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit”, u shpreh Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme