Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim ministrin e Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite, Tawfig Al-Rabiah.
Teksa i uroi mirëseardhje, kryeministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh si dhe shprehu mirënjohje për marrëdhëniet e mira dhe në rritje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Arabisë Saudite. Këtë vit shënojmë 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplimatike.
Zyra e Kryeministrit bën të ditur se gjatë takimit Kurti theksoi rritjen dhe zhvillimin ekonomik që Kosova ka arritur gjatë viteve të fundit. Së bashku diskutuan për për mundësi e investime të reja që do të forconin këtë trend pozitiv, dhe në të njëjtën kohë do të kontribuonin në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve miqësore mes dy vendeve.
“Kryeministri gjithashtu falënderoi ministrin Al-Rabiah për mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite ndaj pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Këtu ai veçoi përkrahjën e rezolutave të miratuara nga Organizata për Bashkëpunim Islamik (OIC) që u bëjnë thirrje shteteve anëtare që nuk e kanë njohur ende Kosovën ta njohin atë”, njofton ZKM-ja, shkruan Arbresh.info
Në këtë takim, krahas zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, i pranishëm ishte edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame në Kosovës.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...