Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Para mediave, Tahiri foli për konferencën e mbajtur sot nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati për rritjen e pagave në sektorin publik.
Këtë rritje Tahiri e quajti si lojë politike në prag të zgjedhjeve duke thënë se kjo është një mashtrim për të blerë një votë më shumë.
“Kosova dhe qeveria i rregullon pagat në sektorin publik me Ligj dhe shumën e rregullon me Ligjin mbi Buxhetin. Rritja e njësive në formë hirarkike të koeficinetit mundet me ndodh vetëm nëse ky Ligj i shtrohet një procesi të amandamentimit në Qeveri e më pastaj në Kuvend. Është manipulim me shërbyes civil dhe kanë pritur që së paku vlera e koeficientit të jetë së paku 130 euro”, deklaroi Tahiri.
Tahiri ka shprehur bindjen e tij se kjo rritje e pagave është e kundërligjshme.
“Ne kërkojmë që të mos ketë lojë, të mos tentohet blerja e votës por të shkohet përmes Ligjit për Buxhetin. Ajo që u tha për rritje të ekonomisë, të na tregojë dikush se në cilën sektorë është rritur ekonomia. Andaj ne nuk e mbështesim rritjen prej 50 euro, për shkak se ky është mashtrim dhe tentim për blerje të votës”, deklaroi Tahiri./Arbresh.inco
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...