Google ADS

Yll Limani dhe Bonart Ajvazi do të ndajnë skenën e GrowthTank

15:03 | 29 Tetor 2024
Q L

Yll Limani dhe Bonart Ajvazi do të ndajnë së bashku skenën e GrowthTank!

Pas suksesit të tij në skenat muzikore më të mëdha, Ylli së bashku me menaxherin e tij, Bonart Ajvazi do të bëhen pjesë e konferencës më të madhe të marketingut digjital në rajon, GrowthTank.

Ata do të jenë dy nga folësit kryesorë të këtij edicioni të GrowthTank, ku më 8 Nëntor, në Klan Arena, do të prezantojnë temën “Disrupting the Beat: Art as Content” dhe do të flasin rreth procesit së krijimit të hiteve muzikore si dhe menaxhimin e markës personale, strategjitë e marketingut, shpërndarjen në platformat digjitale dhe ndikimin e tyre.

Yll Limani është një nga artistët më të njohur të popit në Evropën Juglindore.

Nga ana tjetër, Bonart Ajvazi është Drejtor Ekzekutiv dhe themelues i Three60 Music dhe 360 Media, dy kompani me ndikim të madh në industrinë muzikore me seli në Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme