Google ADS

Kurti njofton për rritje të pagave në sektorin publik: 55 euro më shumë nga janari 2025

13:10 | 29 Tetor 2024
E.K

Kryeministri i vendit, Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati po mban konferencë për media.

Ai ka theksuar se është arritur maksimumi i lejuar i rritjes buxhetore për pagat, duke vendosur të mos rritet vlera e koeficientit, por të rritet numri i koeficienteve për çdo punonjës të sektorit publik.

Kurti ka thënë se vlera e një koeficienti do të mbetet 110, ndërsa sasia e koeficienteve për një njësim do të rritet.

“Njëri nga këto transformime është edhe buxheti i shtetit. Teksa po pergatisim buxhetin për vitin 20205 është 3.3 miliardë euro. Këtë rritje nuk e arritëm duke rritur shkallën tatimore por e ulëm atë. Rritjen e të hyrave e kemi arritur duke rritur mbështetjen për familjet.

Ai përmendi rritjen e vendeve të punës.

“Për këto 4 vite Bruto produkti vendor këtë vit ka arritur shifrën 10 miliardë euro.”, u shpreh ai. Sivjet po e kalojmë 10 miliardin e vitin e ardhshëm do ta kalojmë 11 miliardin. Për secilin vit të qeverisjes kemi rritje te vendeve të punës”, thotë ai.

Ai foli edhe për skemat e prezantuara për skemat për familjen ashtu si dhe për pensionet.

“Në vitin 2025 do të jetë viti të cilat do i rrisim pagat edhe njëherë. Rritja e pagave duhet të jetë në linjë me rritjen ekonomike.”, tha ai.

Kurti theksoi se rritja ekonomike u ka mundesuar rritjen e pagave.

Kurti tha se kemi vendosur për rritjen e koeficientit për një njësi.

“Dikush që e ka koefienciëntin 10.5 nga janari i bëhet 11 kurse nga korriku 11.5 Për të gjithë sektorin publik pagat do të rriten për 55 euro nga janari. Për mjekun, mësuesin rritja në përqindje do të jetë 18% “, pohon Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme