Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka prezantuar vizionin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke e vënë theksin në anëtarësimin e drejtpërdrejtë të Kosovës në NATO.
Ish-kryeministri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thekson se plani dhjetëvjeçar i dakorduar me Amerikën dhe NATO-n shërben si bazë për këtë iniciativë, raporton Arbresh.info.
“Anëtarësimi në NATO do të jetë kthesa më e madhe e sigurisë për Kosovën,” shkruan Haradinaj, duke shtuar se kjo do të garantojë zhvillim ekonomik dhe do të inkurajojë investimet.
Sipas tij, plani i ri për anëtarësim përfshin tri aspekte kryesore: politik, ushtarak dhe ekonomik.
Haradinaj po ashtu thekson rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve me institucionet euroatlantike dhe konsolidimin e demokracisë. Në planin ushtarak, ai parasheh ngritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës dhe zhvillimin e industrisë mbrojtëse vendore.
Kreu i AAK-së propozon aktivizimin e resurseve të Kosovës për partneritet me vendet e Aleancës.
“Kjo kthesë e madhe ekonomike do të sigurojë qëndrimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve në Kosovë,” shtoi ai, duke premtuar përmirësime në sistemin shëndetësor dhe arsimor./Arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...