Hezbollahu ka emëruar zëvendëssekretarin e përgjithshëm të grupit, Sheikh Naim Qassem, si udhëheqësin e ri.
Ai do të pasojë Hassan Nasrallah, i cili u vra në Bejrut në një sulm ajror izraelit në shtator, transmeton Telegrafi.
Qassem ka qenë udhëheqësi në detyrë i Hezbollahut që nga vdekja e Nasrallah.
Kush është Sheikh Naim Qassem?
I lindur në vitin 1953 në Bejrut, Qassem ka qenë një figurë e lartë në Hezbollah për më shumë se 30 vjet.
Ai u emërua zëvendës shef në vitin 1991 dhe mbeti në detyrën e tij kur Hassan Nasrallah u bë lider një vit më vonë.
Qassem ishte anëtari i parë i udhëheqjes së lartë të Hezbollahut, që bëri komente televizive pasi Nasrallah u vra muajin e kaluar.
Ai tha se Hezbollahu do të zgjidhte një pasardhës të liderit të vrarë “në rastin më të parë”, dhe do të vazhdonte të luftonte Izraelin në solidaritet me palestinezët.
Këtë muaj, ai tha se konflikti midis Hezbollahut dhe Izraelit ishte një luftë se kush qan i pari dhe Hezbollahu nuk do të qante i pari. /Telegrafi/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...