Google ADS

Manchester United ka gjetur trajnerin e ri, por duhet paguar klauzola për ta larguar nga klubi

09:03 | 29 Tetor 2024
Q L

Manchester United ka mbetur pa trajner, pasi kanë shkarkuar holandezin Erik Ten Hag.

Megjithatë Djajtë e Kuq nuk kanë humbur shumë kohë dhe kanë gjetur tanimë pasuesin e holandezit në Old Traford.

Ruben Amorim pritet të jetë trajneri i ri i gjigantit anglez dhe tanimë ata kanë marrë përgjigje pozitive nga trajneri.

Por problemi qëndron se Amorim është nën kontratë me Sportingun e Lisbonës dhe Djajtë e Kuq duhet të paguajnë një klauzolë për ta marrë atë.

“Ruben Amorim i ka dhënë fillimisht dritën e gjelbër Man United. Ai dëshiron t’i bashkohet klubit, të pranojë projektin dhe kushtet e diskutuara”.

“Amorim respekton Sportingun… dhe kështu varet nga negociatat klub me klub tani. Klauzola e largimit për klubet kryesore është rreth 10 milionë euro”, ka raportuar Fabrizio Romano. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme