Nuk ka pushim në futbollin kosovar, pasi xhiro e 11-të në Albi Mall Superligë zhvillohet në mesjavë.
Ndeshja e parë e xhiros së 11-të zhvillohet sot në Suharekë, ku Ballkani është nikoqir i Gjilanit.
Ballkani në këtë duel vije pas barazimit 0-0 në udhëtim te Dukagjini dhe synon që të rikthehet te fitoret.
Në anën tjetër Gjilani në këtë sfidë vije e motivuar pas fitores me përmbysje ndaj Llapit 2-1.
Të besuarit e Ardian Nuhiut kërkojnë vazhdimësi të rezultateve të mira dhe udhëtojnë në Suharekë për mos t’u mposhtur.
Sfida mes Ballkanit dhe Gjilanit zhvillohet me fillim nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...