ZYRTARE: Aitana Bonmati është fituesja e Topit të Artë për femra 2024

22:43 | 28 Tetor 2024
D.H

“Topi i Artë” te vajzat është fituar nga futbollistja e Barcelonës, Aitana Bonmati.

Ajo e fitoi këtë çmim për herë të dytë në karrierën e saj.

Kjo erdhi pas një sezoni të bujshëm në të cilin ajo ndihmoi Barcelonën të ruajë titujt e La Liga F dhe Ligën e Kampionëve.

“Topi i Artë” i jepet futbollistit më të mirë në botë dhe ndahet nga revista franceze “France Football”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme